Kapërcimi i vetos turke dhe përgjigjja ndaj sulmeve ruse! NATO detajon planet e mbrojtjes para Samitit të Vilnius

10/07/2023 20:38

Aleatët e NATO-s kanë arritur në një marrëveshje mbi planet rajonale, të cilat tregojnë në mënyrë të detajuar se si Aleanca do t’i përgjigjej jo vetëm një sulmi rus, por edhe kapërcimin e një vetoe të mundshme nga Turqia një ditë përpara se liderët të takohen për një samit në Vilnius.

NATO-ja nuk kishte parë nevojë për plane të mbrojtjes në shkallë të gjerë për dekada, pasi luftoi luftëra më të vogla në Afganistan dhe Irak dhe ndjeu se Rusia post-sovjetike nuk përbënte më një kërcënim ekzistencial.

Por me luftën më të përgjakshme të Evropës që nga viti 1945 që duket se po shkon përtej kufijve të Ukrainës, Aleanca ka ndërmarrë masa dhe bërë të gjitha planifikimet e duhura shumë përpara se të shpërthejë një konflikt me një kundërshtar si Moska.

Turqia kishte bllokuar miratimin e planeve për shkak të vendndodhjeve gjeografike si Qiproja. Duke përshkruar planet e saj rajonale, NATO do t’u japë gjithashtu udhëzime kombeve se si të përmirësojnë forcat dhe logjistikën e tyre.

Nevoja për të financuar këtë ndryshim themelor është një nga arsyet pse liderët kanë vendosur të rrisin objektivin e shpenzimeve ushtarake të aleancës në Vilnius, duke e bërë objektivin aktual prej 2% të PBB-së kombëtare një kërkesë minimale. Zyrtarët e NATO-s vlerësojnë se do të duhen disa vjet që planet të zbatohen, megjithëse ata theksojnë se aleanca është e aftë të shkojë menjëherë në betejë nëse kërkohet.

Top Channel