Sot në “Ftesë në 5” u diskutua mungesa e vrojtuesve të plazhit në bregdetin shqiptar. Skënder Brataj tregoi se Urgjenca Kombëtare ka nisur trajnimin e studentëve të Universitetit të Sporteve falas, për t’i përgatitur që t’iu vijnë në ndihmë qytetarëve që pushojnë në brigjet shqiptare.
Sipas tij, pikërisht për ketë arsye janë hedhur në gjyq nga Federata e Vrojtuesve të plazhit me pretendimin se këta të fundit janë ata që duhet të bëjnë licensimin e vrojtuesve të plazhit.
Nga ana tjetër, në lidhje direkte nga Vlora ishte Përparim Kamberaj, prej 5 vitesh vrojtues plazhi në Vlorë. Ai u bëri thirrje të gjithë të rinjve të angazhohen në këtë profesion, pasi ndër të tjera paguhet mirë.
Unë paguhem 1 milion lekë të vjetra, plus qendrimi dhe të ngrënat e të pirat. Punoj nga ora 8 e mëngjesit deri në orën 6, kur ikën pushuesi i fundit. Jam përgjegjës vetëm për një plazh”, tha Kamberaj.
Top Channel