Në përfundim të ndeshjeve eliminatore të kampionatit europian, ku kuqezinjtë arritën dy fitore dhe ndodhen aktualisht në vendin e dytë në grup dhe në prag të nisjes së fushatës europiane të klubeve shqiptare presidenti i FSHF-së Armand Duka ka dhënë përshtypjet e tij duke e filluar me kombëtaren e cila në shtator ka ndeshjet vendimtare deri diku përballë Polonisë dhe Çekisë.
“Janë dy ndeshje shumë vendimtare, Çekia është ‘kapo’ i grupit dhe Polonia është pretendenti për të qenë në vendin e parë ose të dytë. Ne gjithashtu. Besoj se shtatori do të japë 80% të pamjes se si do të jetë klasifikimi për të qenë se si do të jetë klasifikimi për të qenë pjesë e ‘EURO 2024’. Por nuk do të më pëlqente të thoja dy finale, do të thoja një. Le të shohim Çekinë, një ndeshje shumë e rëndësishme”, shprehet Duka.
Nesër do të jetë Partizani debutuesi i klubeve shqiptare në europë me raundin e parë eliminatorë të Champions League.
“Urojmë që të kemi rezultate pozitive për të katër skuadrat tona në Europë. Të katër kanë kundërshtarë që janë të kalueshëm. Janë kompeticione me sistem eliminimi dhe gabimet duhet të jenë minimale. Kështu që duhet të jesh pragmatist për të bërë rezultat pozitiv. Kam shumë besim te katër ekipet, që të kalojnë të paktën turin e parë.
Paralelisht me shumë projekte të futbollit, vazhdon edhe ai I ndërtimit të 100 fushave që vetë numri 1 i futbollit në vend shton.
“Po vazhdojmë projektin, janë 10 fusha në proces, por nuk jemi në numrin e pritshmërive tona për të arritur objektivin 100 fusha në 2025. Për këtë u bëj thirrje edhe një herë pushteteve vendore që të bashkëpunojnë me ne për të vënë sa më shumë terrene në dispozicion dhe për të ndërtuar këto fusha”.
Top Channel