I dërguari i Shteteve të Bashkuara në bisedimet Kosovë -Serbi, Gabriel Escobar kujtoi në një intervistë për Televizionin e Kroacisë, HRT, tre hapat e thjeshtë siç i përshkroi ai që Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak kanë paraqitur për uljen e tensioneve në veri.

“Hapi i parë është largimi i njerëzve nga rruga. Kryetarët e bashkive nuk duhet të zgjidhen për të tërhequr vëmendjen”, u shpreh ai. “Na duhen zgjedhje të reja me pjesëmarrjen e pakushtëzuar të serbëve. Ne kemi nevojë edhe për një afat kohor që pala serbe ta zbatojë pjesën e saj dhe një draft statut për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë. Bëhet fjalë për barazi, barazi dhe përfitime për të dyja palët” theksoi ai.

“Nëse këto dy palë nuk e pranojnë planin e  bllokut europian për qetësimin e konfliktit mund të ketë një krizë edhe më të madhe”, u shpreh zyrtari i lartë amerikan.

“Në Ohër bëhej fjalë për një marrëveshje normalizimi për të krijuar kushte paqësore mes dy fqinjëve armiqësorë sipas rregullave evropiane. Jo vetëm që normalizuan marrëdhëniet e tyre, por u harmonizuan edhe me BE-në. Duhet t’i rikthehemi asaj”  theksoi ai.

Diplomati amerikan shtoi se marrëveshja krijon kushtet e duhura për thellimin e integrimit europian.

“Ndërkohë u zhvilluan një sërë veprimesh destabilizuese. Kjo na shpërqendroi nga implementimi i asaj marrëveshjeje. Duhet t`i kthehemi asaj ujdie”, insistoi i dërguari i Shteteve të Bashkuara.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA