Dy të rinj janë arrestuar në fshatin Sopot të Tropojës për shpërndarje të lëndëve narkotike.

Në pranga kanë rënë B. A., 23 vjeç dhe N. Ç, 23 vjeç, të dy banues në Sopot.

Gjatë kontrolleve në automjetin me të cilin ata qarkullonin, shërbimet e Policisë gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa, të ndarë në doza të gatshme për shitje, si dhe një shumë parash në euro, që dyshohet se ishte përfituar nga kjo veprimtari kriminale.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, gjatë kontrolleve në banesën e shtetasit N. Ç., u gjet një armë zjarri pushkë dhe municion luftarak.

Arma e zjarrit, municioni luftarak, dozat e lëndës narkotike dhe shuma e eurove u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA