Duke nisur nga kjo javë për të marrë dëftesat e përfundimit të vitit shkollor, nuk do të jetë më nevoja që prindërit të paraqiten pranë shkollës, por do të mund ta gjejnë atë on line në portalin e-Albania.

Kjo vlen edhe për certifikatat e vlerësimit për maturantët që këtë vit përmbyllin ciklin e gjimnazit.

“Dëftesat për të gjitha klasat 10-11-12 dhe certifikatat e maturës shtetërore do të dërgohen nëpërmjet e-albania në rubrikën dokumentet e mia tek prindërit. Certifikatat e maturës u janë gjeneruar të gjithë maturantëve  ndërkohë që ka përfunduar plotësimi i dëftesave dhe gjithçkaje on line. Besojë që sot, nesër, pasnesër ato do gjenerohen në ditët në vijim”, shpjegon drejtoresha e “Qemal Stafës”, Klotilda Jaupi.

Edhe pse në mënyrë elektronike, dëftesa është e pajisur me vulat e nevojshme për vërtetësinë e saj. Sa u përket diplomave për maturantët, ato do të duhet të tërhiqen fizikisht.

“Vula del automatikisht elektornike me një QR CODE për certifikatat e maturës shtetërore ku vërtetohet vërtetësia e dokumentit, ndërsa te dëftesa del vula e shkollës më firmën e drejtorit që janë elektronike dhe ato dhe janë gjeneruar nga sistemi. Kurse diploma printohet fizikisht dhe tërhiqet nga shkolla dhe e shpërndajmë ne në shkollë dhe është me vulën e QSHA me dy gjuhë në shqip dhe në anglisht”, thotë Jaupi.

Marrja e dëftesave në mënyrë elektronike është risi për këtë vit.

“Ky proces lehtëson procedurat të ketë akses prindi ta marri në çdo kohë që i duhet nga sistemi sepse dëftesa lëshohet vetëm njëherë dhe pastaj lëshohen vërtetime ndërsa aty e ka kopjen për ta printuar sa herë që i nevojitet sepse është e gjeneruar në adresën e tij elektronike”, shpjegon Jaupi.

Gjimnazet po u japin prioritet lëshimit të diplomave për maturantët sidomos për ata që do të aplikojnë për studime jashtë vendit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA