Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë, Donika Gërvalla reagoi përmes një postimi në Facebook ndaj rrebeshit të kritikave që pasuan deklaratën e bërë prej saj në kuadër të Forumit të Dubrovnikut, ku tha se BE-ja nuk mund të ofrojë paqe dhe siguri në Europë.

Kryediplomatja e Kosovës e quajti bllokun europian “një tigër prej letre”. Opozita e cilësoi si skandaloze e të papërgjegjshme këtë deklaratë të saj. PDK-ja tha se ky qëndrim i shefes së diplomacisë i dëmton edhe më tej marrëdhëniet e vendit me një partner kaq të rëndësishëm. Koordinatori për sektorin e drejtësisë pranë kësaj partie, Përparim Gruda, kujtoi sesi shprehjen “tigër prej letre” e kishte përdorur ish lideri komunist, Mao Cedun për “imperializmin amerikan”.

“Gërvalla vetëm shtyn atë politikë që prodhon kryeministri Kurti që është politika që fyen dhe denigron dhe tregon mosrespektim ndaj aleatëve ndërkombëtarë”, tha Gruda. Në LDK e AAK u kanë kërkuar Qeverisë e Presidencës të deklarohen nëse kanë qëndrim të njëjtë me Gërvallën.

Vetë ministrja i kritikoi nga ana e saj sulmet e dy PDK e LDK, duke thënë se kjo opozitë “nuk ofron asgjë përveç sulmeve personale të bazuara në thashetheme dhe tituj bombastik dhe të pasaktë”.

Gërvalla nënvizon se zëvendëskryeministre dhe ministre e Republikës së Kosovës, dhe se nuk është zëdhënëse as e BE-së dhe as një mekanizmi tjetër, duke shtuar se se e mbron me fanatizëm të vërtetën dhe interesin e vendit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA