Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në vendin e quajtur “ Kthesa e Patosit”një autot gazi është përplasur me një automjet tip “Toyota”.

Nga përplasja e fortë automjeti është dëmtuar pothuajse totalisht ndërkohë që drejtuesi i mjetit është transportuar drejt spitalit rajonal të Fierit ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ende nuk dihet gjendja e ti shëndetësore.

Në vendngjarje ndodhet policia dhe grupi hetimor ndërkohë që trafiku në këtë aks rrugor është bllokuar prej më shumë se 30 minuta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA