Kriza e karburantit trondit Rusinë, mungesa në pothuajse të gjitha rajonet. Ukraina përshkallëzon sulmet me dronë Mijëra persona rikthyen në vëmendje vdekjen Adama Traore, një personi me ngjyrë që ndërroi jetë në paraburgimin e Francës, pas arrestimit nga policia.
Shtatë vite pas ngjarjes së rëndë francezët kanë dalë në protesta, përfshirë motrën e 24-vjeçarit, e cila ende kërkon drejtësi.
“Ne po marshojmë që të rinjtë të denoncojnë dhunën e policisë. Ata duan të fshehin vdekjen tonë. Ata autorizojnë marshime nga neo-nazistët, por nuk na lejojnë të marshojmë. Franca nuk mund të na japë mësime morale. Policia e saj është raciste dhe e dhunshme”, tha motra e viktimës.
Protestuesit shprehen se policia është e dhunshme, dhe se kjo po dallohet gjithmonë e më shumë, ku rasti më i fundit i përket vrasjes së një 17-vjeçari nga ana e policisë pak ditrë më parë në Francë.
Edhe pse qeveria e ndaloi grumbullimet, marshimet u zhvilluan në të gjithë Francën për të denoncuar brutalitetin e policisë, ndërsa tensionet po rriten pas disa ditësh trazirash që përfshinë vendin.
Rreth 30 demonstrata kundër dhunës policore u zhvilluan gjithashtu në të gjithë Francën, duke përfshirë qytetin port jugor të Marsejës dhe Strasburgun në lindje.
Disa sindikata, parti politike dhe shoqata u kishin bërë thirrje mbështetësve që t’i bashkoheshin marshimit, gjatë së cilave u hodhën akuza ndaj sjelljes së oficerëve policorë.
Top Channel