Tregtonin mallra të kontrabanduara, ndiqen penalisht tre persona në Sarandë

09/07/2023 10:56

Tre tregtarë të cilët shisnin mallra të kontrabanduara janë ndjekur penalisht nga policia në Sarandë.

Nga operacioni “Skema”, janë evidentuar 3 subjekte tregtare në të cilat tregtoheshin mallra të dyshuara të kontrabanduara.

Në vijim të veprimeve për këto raste, janë referuar materialet në Prokurori dhe ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit:

A.H., 49 vjeçe, Ll. Zh., 55 vjeç dhe A. Zh., 53 vjeç, të tre banues në Sarandë.

Gjatë kontrolleve në subjektet e këtyre shtetasve, janë gjetur rreth 1340 mallra dhe produkte të ndryshme, të dyshuara të kontrabanduara, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu, është shpallur në kërkim shtetasi A. H., 42 vjeç, banues në Sarandë, bashkëpunëtor i shtetases F. H. Nga verifikimet rezultoi se në subjektin e këtyre dy shtetasve mallrat tregtoheshin nga punonjës të pasiguruar.

Materialet procedurale për këto raste janë referuar në Prokurori, për veprime të mëtejshme. Operacioni kundër informalitetit do të zhvillohet edhe në ditët në vijim, në të gjithë qarkun.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA