Kushte atmosferike të qëndrueshme dhe kthjellime, si parashikohet moti për këtë të premte
Famija Rushaj humbi një tjetër anëtar të familjes, Gjelosh Rushaj, pas tre ditësh luftë me jetën në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Kjo pasi kamionçina e tij ra në humnerë në Dukagjin, teksa po kthehej drejt Shkodrës.
Në po të njëjtën mënyrë viktima humbi katër anëtarë të familjes së tij në vitin 2000 po në rrugën e Dukagjinit, ata humbën jetën pasi përfunduan në humnerë.

Gjelosh Rushaj-viktima
Ngjarja më e fundit i përket nëntorit të vitit të kaluar, ku Gjelosh Rushaj humbi vëllain dhe nipin e mitur.
Pjetër Rrushaj dhe i biri Jason Rrushaj humbën jetën pasi makina me të cilën lëviznin u përpin nga lumi në zonën e Bogës në Malësi të Madhe.
Në momentin e ngjarjes në makinë ka qenë edhe vajza, por ka arritur të shpëtojë falë ndihmës se banorëve, ndërsa babai i saj dhe vëllai nuk arritën të shpëtonin.

Pjetër Rushaj dhe i biri Jason Rushaj-viktimat
Top Channel