![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/02/aa7ad96e-0db0-470f-b362-08dd4a80fec4_cx0_cy7_cw0_w1023_r1_s_hd-800x450.jpg)
Një sulm ajror amerikan, në Sirinë lindore, ka vrarë një udhëheqës të Shtetit Islamik, tha të dielën Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara.
Një deklaratë e publikuar nga CENTCOM thotë se, sulmi ajror që eleminoi terroristin Usamah al-Muhajir u krye të premten e kaluar.
“Ne e kemi bërë të qartë se mbetemi të përkushtuar ndaj eleminimit të ISIS në të gjithë rajonin”, tha Gjenerali Michael “Erik” Kurilla, shef i Komandës Qendrore të Shteteve të Bashkuara. “ISIS mbetet kërcënim, jo vetëm për rajonin, por edhe më gjerë”.
Në deklaratë thuhet se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë operacionet në bashkëpunim me forcat partnere në Irak dhe Siri kundër organizatës terroriste të njohur si “Shteti Islamik”, për ta shkatërruar tërësisht atë. /VOA
Top Channel