Tetë persona u vranë dhe 13 u plagosën në Lyman në Ukrainës lindore pasi qyteti u sulmua me raketa ruse.
Ministria e brendshme ukrainase njoftoi se sulmet ndodhën rreth orës 10 të mëngjesit, në afërsi të zonave ku ndodheshin njerëz. Si pasojë e shpërthimeve tre u dëmtuan banesa dhe u dogjën disa makina.
Banorët kanë mbetur të tmerruar nga shpërthimet, pasi asnjë alarm paralajmërues nuk ra në momentin që nisi sulmi.
“Isha në shtëpi, nuk pashë asgjë. Dhe pastaj kur gjithçka filloi të shpërthejë, nuk dija ku të fshihesha”, tregoi dëshmitarja.
Lyman, një qendër kryesore hekurudhore, fillimisht u kap nga forcat ruse, por më pas u rimor nga ushtria e Ukrainës në tetor.
Forcat ukrainase filluan një kundërofensivë muajin e kaluar për të rimarrë territorin e kontrolluar nga Rusia në lindje dhe jug të vendit.
Duke u përballur me linjat e fuqishme mbrojtëse ruse, ata kanë rimarrë vetëm disa qindra kilometra katrorë dhe rreth një duzinë fshatrash pas më shumë se një muaji.
Top Channel