Masa të rrepta sigurie për samitin e NATO-s, blindohet me mjete luftarake Lituania

09/07/2023 08:13

NATO-ja e ka kthyer samitin e saj të ardhshëm në Vilnius në një fortesë me armatime të avancuara për të mbrojtur Presidentin Joe Biden dhe udhëheqësit e të tjerë të aleancës që takohen javën e ardhshme vetëm 32 kilometra larg kufirit të Lituanisë me Bjellorusinë, vend aleat i Rusisë.

Gjashtëmbëdhjetë vende të NATO-s kanë dërguar rreth 1000 trupa për të mbrojtur takimin e 11 dhe 12 korrikut. Shumë prej aleatëve po ofrojnë gjithashtu sisteme të avancuara të mbrojtjes ajrore të cilat u mungojnë shteteve baltike.

Lituania, Estonia dhe Letonia, dikur nën sferën e Kremlinit, por pjesë e NATO-s dhe Bashkimit Evropian që nga viti 2004, shpenzojnë mbi 2% të ekonomive të tyre për mbrojtjen, më shumë se shumica e aleatëve të tjerë të NATO-s.

Por për rajonin me një popullsi totale prej rreth 6 milionë banorësh, kjo nuk mjafton për të financuar ushtri të fuqishme, investuar në avionët e tyre luftarakë ose për mbrojtje ajrore të avancuar.

Gjermania dërgoi 12 automjete lëshuese të raketave Patriot, armë që eliminojnë raketat balistike, raketat e komanduara dhe avionët luftarakë.

Spanja ka dërguar një sistem të mbrojtjes ajrore, Franca dhe Britania po ashtu nuk ka munguar në ndihmat e saj, pasi po ofrojnë kapacitete kundër dronëve.

Finlanda dhe Danimarka po vendosin avionë luftarakë në Lituani, përfshirë edhe Poloninë me helikopterë.

Të tjerët po dërgojnë kapacitete për t’u përballur me çdo sulm të mundshëm kimik, biologjik, radiologjik dhe bërthamor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA