Një e mitur 3-vjeçare që ishte raportuar e humbur nga prindërit e saj në plazhin e Spillesë, është gjetur.

Prindërit të cilët kishin shkuar për të pushuar në plazh, kërkuan ndihmën e policisë rreth orës 17:00, pasi kishin humbur kontaktin me vajzën dhe nuk po e gjenin dot.

Si rezultat i monitorimit të vijës bregdetare, brenda pak minutave u bë e mundur gjetja e 3-vjeçares e cila po lëvizte e vetme përgjatë vijës bregdetare.  Punonjësit e Policisë kanë shoqëruar 3-vjeçaren tek prindërit.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA