Një ish-emigrant në fshatin Vranaj u kthye në Shqipëri dhe ngriti serra me hardhi. Fidanët e parë të rrushit i mori nga Sicilia, ku dhe mësoi zanatin.
Duke pare që klima ishte e përshtatshme dhe prodhimi i mbarë, Romeo Mile, vit pas viti e shtoi sipërfaqen me vreshta deri në 5 hektarë, duke marrë dhe toka me qira.
“Për të pasur një rendiment sa më të lartë një pjesë të fidanëve i mora në Sicili, atje ku dhe punoja më parë tregon Mile, dhe së fundmi i kam blerë në tregun vendas por fidanë të importuar nga Italia”.
Sot Romeo arrin të prodhojë 4 deri ne 5 ton rrush në ditë dhe në periudhën e pikut kur kërkesat janë më të mëdha, ai mund të vjelë edhe 8 ton në një ditë.
“Rreth 80% të prodhimit shkon për eksport në Kosovë dhe vendet e rajonit, ndërsa pjesa tjetër në tregun vendas me një çmim të kënaqshëm”.
Duke aplikuar dhe në skemat mbështetëse, vreshtari ka përfituar disa herë mbështetje nga qeveria.
Top Channel