Varkat me vela mrekulluan për 4 ditë Gjirin e Vlorës! Rama takim me personazhet e veçantë: Pushtim shumë i këndshëm

08/07/2023 19:55

Kryeministri Edi Rama ka vizituar sot Vlorën, për të zhvilluar një takim me personazhet që prej për katër ditësh ofruan një pamje të veçantë me varkat me vela në Gjirin e Vlorës, kompeticion në të cilin këtë vit ishin pjesëmarrës edhe dy garues shqiptar.

Gjatë fjalës së mbajtur përballë të pranishmëve, Rama mirëpriti aktivitetin italian duke theksuar se ky ishte një pushtim shumë i këndshëm.

“Unë jam shumë i lumtur që jam këtu sot me ju. E mirëpres krahë hapur çdo aktivitet italian, ky është pushtim shumë i këndshëm. Shpresoj që Vlora do të jetë gjithmon mikëpritse dhe gjërat do të shkojnë gjithmon dhe më mirë”- tha Rama.

Kreu i qeverisë pati mundësinë të intervistonte personalisht edhe turisten më interesante, një vajzë të vogël të cilës i kishte lënë shumë mbresa aktiviteti dhe mbi të gjitha, Vlora.

Vlora na ka dhënë një mikëpritje shumë të bukur janë të gjithë shumë simpatik”– tha vajza. E pyetur nga Rama nëse do të rikthehet sërish vitin tjetër, ajo u shpreh “po, do të rikthehem padyshim vitin tjetër.”

Në foto: Rama që interviston turisten e vogël për të marrë përshtypjet e saj për Vlorën

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA