Shërbimi gjerman i Kundërzbulimit Ushtarak, MAD paralajmëroi për një rritje të spiunazhit nga Rusia ndaj ushtrisë gjermane, Bundeswehrit.

Gjermania duket është bërë edhe më tepër objekt i vëmendjes së Moskës për shkak se që nga fillimi i luftës në Ukrainë shkurtin e vitit 2022, i ka dërguar Kievit armë, municion si dhe pajisje për forcat e armatosura ukrainase. Për këtë arsye tani, vendi sipas raportit të dërguar Bundestagut, po depërtohet edhe më intensivisht nga shërbimet sekrete ruse.

Vetë Shërbimi gjerman i Kundërzbulimit Ushtarak e ka shtuar personelin e tij. Për shkak të luftës agresore ruse në Ukrainë,”forcimi i shërbimit të kundërzbulimit dhe lufta kundër spiunazhit dhe sabotazhit të mundshëm është më urgjente se kurrë më parë”, nënvizohet në dokument. Shërbimi gjerman i Kundërzbulimit Ushtarak (MAD) është agjencia më e vogël e shërbimeve sekrete gjermane.

Ai ka për detyrë të mbrojë forcat e armatosura nga spiunazhi, të mbrojë vendin kundër ekstremistëve dhe të verifikojë personat që punësohen në ushtari si ushtarakë apo punonjës civilë. Pavarësisht ndihmës se dhënë vendit te përballur me agresionin rus megjithatë, Gjermania nuk ka dashur t`i rëndojë marrëdhëniet me Rusinë deri në pikën kur mund të mos ketë më kthim pas.

Edhe pse ka nisur tanke në Ukrainë, ajo ka refuzuar dërgimin e avionëve luftarakë. Kancelari Olaf Scholz u shpreh disa kohë më parë se ndonëse vend ii tij e furnizon me armë Ukrainën, ai nuk merr pjesë në konfliktin të cilin e përshkroi si “një luftë mes Ukrainës dhe Rusisë”.

Top Channel