Radhë të gjata pritje të kamionëve me mallra u krijuan ditë më parë në kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë.
Kjo erdhi për shkak të problemeve nga pala kosovare, për shkak të skadimit të licencës së punës së terminalit doganor, por që sipas Doganës së Kosovës, procedurat për qarkullimin e mallrave nga Shqipëria janë thjeshtuar.
“Dogana e Kosovës ka bërë aranzhime të veçanta sa i përket dërgesave të mallrave me origjinë të Shqipërisë, duke mundësuar që në procedurë të thjeshtësuar të importohen në Kosovë më shumë se 70% e dërgesave, që do të thotë se këto dërgesa zhdoganohen në kufinj dhe shkojnë drejt tek importuesi pa vonesa të mëtejme në pritje në terminale”, thuhet në përgjigjen e Doganës.
Tutje bëhet e ditur se në pikun e qarkullimit ka pritje. Mësohet se nga pesë kalimet për mallra në pikën kufitare të Vërmicës, dy prej tyre janë jashtë funksionit, për shkak të prishjes së peshoreve, që po ashtu e ka rritur pritjen.
Sipas Doganës, në mesditën e së shtunës nuk ka pasur pritje.
“Sot në mesditë pritja në kufirin në Vermicë për trafikun e dërgesave me kamion është e pa përfillshme për nga koha ngase nuk ka ngarkesë piku në këtë moment”, bën të ditur dogana.
Top Channel