Si sot në vitin 1497 eksploratori portugez Vasco da Gama u nis nga Lisbona për udhëtimin e tij të zbulimit të Indisë, evropiani i parë që raportohet se guxoi të ndërmerrte aventurën, duke kaluar përtej Kepit te Shpresës së Mirë, në atë që është sot Afrika e Jugut.
Që në shekullin e XV shkolla e ‘Enrico Lundruesit’ kishte përshkuar brigjet e Afrikës për llogari të kurorës mbretërore portugeze dhe rreth vitit 1460 nisi të ndryshonte në kërkimin e rrugëve të reja tregtare.
Në vitin 1488 Bartolomeo Diaz raportohet se kishte arritur i pari Kepin e Shpresës së Mirë, kurse Pero da Covilhã kishte udhëtuar në rrugë tokësore deri në Calicut, prandaj mbetej vetëm bashkimi dy segmenteve të fundit të udhëtimit.
Misioni i Vasco da Gama i ishte besuar fillimisht babait të tij Estêvão, i cili kishte ndërruar jetë para se ta realizonte. Kështu që i biri edhe pse s’kishte mbushur ende 30 vjeç u vu në shërbim të mbretit portugez Manuel I duke zënë vendin e kryelundërtarit të mëparshëm Bartolomeo Diaz.
Vasco unis nga Lisbona me anijen São Gabriel, që shoqërohej nga anijet mbështetëse São Rafael e komanduar nga Nicolao Coelho, dhe luftanija Santa Fé, e komanduar nga i vëllai Paulo da Gama, me 150 burra ekuipazh.
Ekspedita i lejoi mbretërisë së Portugalisë të hartonte një rrugë të re tregtare pasurimi që e kthyen vendin në një fuqi koloniale.
Kur ai u kthye në Lisbonë në shtator 1499, iu dha titulli Admirali Oqeanit Indian.
Udhëtimet e eksploratorit janë përshkruar nga shkrimtari Luís Vaz de Camões.
Në çdo 9 shtator përvjetori i kthimit të tij në atdhe festohet në Lisbonë si Sagra de Bartolomio.
Top Channel