Policia ka arrestuar një 49-vjeçar pasi hodhi lëndë djegëse në derën e jashtme të një spitali privat në Tiranë.
Spitali ndodhej në afërsi të Zogut të Zi, ku si pasojë dera është djegur. Arrestimi i A. D., u bë i mundur nga Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3.
Policia gjithashtu njofton se specialistët e Komisariatit Nr. 2 arrestuan A. D., 27 vjeç, si dhe proceduan në gjendje të lirë A. M., 27 vjeç, të dy banues në Klos. Sot, rreth orës 03:30, në zonën e ish-Bllokut, shtetasi A. D., ka kundërshtuar me dhunë për shkak të detyrës dy punonjës Policie, ndërsa 27-vjeçari nuk i është bindur urdhrave të tyre.
Komisariati Nr. 4 arrestuan 25-vjeçarin M. (M). M., banues në Tiranë, pasi ditën e djeshme, në Rrugën e Dibrës, në bashkëpunim me persona të tjerë ende të paidentifikuar, ka dëmtuar me mjet prerës (thikë) 32–vjeçarin F. M.
Komisariati Nr. 6 arrestuan 33-vjeçarin A. Sh., banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetuese së tij.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan:
– J. Gj., 23 vjeç, banues në New York, E. C., 43 vjeç, dhe A. T., 39 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi u kapën duke drejtuar automjetet përkatëse, në gjendje të dehur;
– G. Y., 20 vjeç banues në Tiranë, pasi duke drejtuar pa leje drejtimi motomjetin e tij, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë motomjeti ka dalë nga rruga.
Sipas policisë materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Top Channel