Këtë të shtunë në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit u mblodhën dhjetë presidentët e klubeve të Superiores dhe së bashku me presidentin Armand Duka, u diskutua rreth mundësisë për të ndryshuar formatin e Superiores.
Në fjalën e tij, presidenti i FSHF, Duka theksoi se këto propozime bëhen për të gjetur varientin më të mirë në mënyrë që të rritet gara, por edhe pjesëmarrja e tifozëve në stadiumet shqiptare.
“Objektivi për këtë propozim është që të ketë më shumë garë, me tendencën për të pasur më shumë spektatorë, për të promovuar më shumë kampionatin shqiptar, për t’i dhuruar spektatorëve ndeshje me më shumë nivel kompetitiv. Për këtë departamenti i garave, përveç studimeve që ka bërë në të gjithë kampionatet e Europës, në bashkëpunim me UEFA-n ka nxjerrë disa propozime.
Është një bërë një mbledhje në nivel tjetër me drejtuesit e klubeve të Superiores. Bëjmë këtë konsultim, pastaj të marrim një vendim për të ndryshuar diçka në sezonin 2024-25, ose dhe në sezonin e ardhshëm, ose të qëndrojmë kështu siç jemi. Padyshim që me skemat e propozuara synohet të ketë më shumë spektatorë në stadium duke shfrytëzuar dhe “Air Albania”-n, do të jetë më mirë, apo me të ardhura më shumë për klubet dhe me më shumë tifozë. Unë dhe njëherë ju falënderoj për pjesëmarrjen.
Nga studimet në fakt që kemi bërë dhe nga materiali që kemi përgatitur, janë disa karakteristika pozitive që i kemi ne, diferenca me vendin e parë me të fundit nuk është dhe aq i madh. për të shkuar përpara ne pretendojmë akoma dhe më shumë. Mendohet që të fillohet siç ka qenë me 10 skuadra, me tre ose katër faza dhe pastaj ose të ketë një finale me katër skuadra në skema të ndryshme, ose ndarje me “play off”, kryesisht këto ndeshje të luhen në “Air Albania”. Këto ndeshje të kthehen derbi jo vetëm Tirana, Partizani, Dinamo, por edhe me skuadrat e tjera”, u shpreh Duka.
Top Channel