500 ditë luftë në Ukrainë! Nga fillimi 23 mijë viktima, Zelensky viziton ishullin e gjarpërinjve

08/07/2023 13:35

Sot shënohen 500 ditë që nga fillimi i luftës në Ukrainë, ku dhuna ka rrafshuar qytetet, ka shkaktuar të paktën 23,000 viktima civile dhe ka lënë pjesë të vendit të mbuluara me mina.

Industritë e luftës janë rikthyer në jetë në të gjithë globin dhe vazhdojnë të prodhojnë tanke, artileri dhe dronë, pa u parë përfundimi i konfliktit.

“Për 500 ditë, Moska ka sjellë vdekje dhe shkatërrim në zemër të Evropës”, ​​tha dje Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Duke shënuar këtë datë, ne shikojmë pas në pesë momente që do të hyjnë në librat e historisë.

Teksa Rusia u përpoq të merrte Kievin, një klithmë e dëgjuar në anën e kundërt të vendit do të vazhdonte të përmbledhte rezistencën e paepur të Ukrainës përballë makinës ruse të luftës.

Nga ishulli i vogël i gjarpërinjve në Detin e Zi, Roman Hrybov bërtiti “Anija ruse e luftës shko kundër vetes” ndërsa grupi i tij prej 13 ushtarësh refuzoi të dorëzohej para bombave të Rusisë.

Presidenti ukrainas Volodymir Zelensky ka vizituar sot ishullin e gjarpërinjve, ku ka vendosur lule dhe la një mbishkrim që lexonte “Lavdi Ukrainës” në tabelën e ishullit. 

FOTO GALERI
1/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA