Euractiv publikon transkiptin e intervistës së Ferit Hoxhës për paktin me Italinë, Rama: Citimi i reduktuar ishte mjaftueshëm mashtrues
Në një intervistë të gjatë, ai që njihet edhe si “Fenomeni”, Ronaldo Luis Nazario De Lima flet në 360 gradë për futbollin në Brazil. Ish-sulmuesi i famshëm dhe tashmë pronar i klubeve si Valladolid në Spanjë dhe Cruzeiro në Brazil, thekson se futbolli në vendlindjen e tij ka ende shumë aspekte për të përmirësuar.
Shembull për këtë, Ronaldo sjell Vinicius Junior për të cilin shprehet se në fillim kur u transferua te Real Madrid nuk dinte të kontrollonte topin me të majtën dhe se i mungonte përgatitja atletike. Në vijim, Ronaldo shprehet i bindur se për të tilla kritika në Brazil do ta konsiderojnë si një person që nuk është patriot, por ai gjithsesi thekson se dëshiron të flasë të vërtetën dhe ta shprehë atë hapur.
“Ju sjell në vëmendje rastin e Vinicius Junior. Në Brazil nuk ishte mirë në aspektin atletik, por nuk ishte përmirësuar edhe në disa aspekte teknike. Ai nuk dinte të kontrollonte topin me këmbën e majtë, pasi u transferua në Spanjë u rrit shumë dhe tashmë është një nga lojtarët më vendimtarë në botë.
Por, unë e them me bindje se Vini mbërriti në Europë pa asnjë lloj përgatitje në stërvitje. Në Brazil talentet lihen të lirë dhe janë si diamantë të pazbuluar. Vini është shembulli konkret për këtë, kaloi te Reali në moshën 18-vjeçare dhe ata e dëguan të luante me ekipin e të rinjve. Ai nuk ishte gati, aq sa të gjithë menduan se do të rikthehej sërish në Brazil.
Është përmirësuar falë programeve, strategjisë në stërvitje dhe me ndihmën e trajnerëve të mëdhenj. Ndryshimi është si uji me verën, por jam i bindur se te Flamengo nuk e kanë stërvitur në mënyrën e duhur. E them këtë sepse ai nuk mund të bënte asgjë me këmbën e majtë, ndërsa tashmë ka mësuar më mirë edhe kohën e lëvizjeve në fushë.
Mendoj se futbolli në Brazil do të përmirësohet vetëm pesë apo gjashtë viteve të ardhshme. Federata ka nisur punë me programe dhe në vijim do të shihen rezultate. Aktualisht në Ligën e Parë kemi 10 trajnerë të huaj, për mua ata janë më të mirë se të gjithë vendasit e tjerë. E di që do të më konsiderojnë si një person që nuk është patriot, por kjo është e vërteta. Ne duhet të punësojmë më të mirët”, u shpreh Ronaldo./ Supersport
Top Channel