Foto Ilustruese

Policia e Kosovës ka marrë masa për vizitën e kryeministrit Edi Rama në Prishtinë gjatë turit ballkanik, në kuadër të “Procesit të Berlinit”.

Rama së bashku me një delegacion shoqërues, do të qëndrojë në Republikën e Kosovës në datat 6 dhe 7 korrik 2023. Kështu, Policia e Kosovës do të kujdeset për ofrimin e sigurisë dhe mirëmbajtjen e rendit e qetësisë publike gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe qëndrimit të delegacionit shtetëror në Kosovë.

Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës zyrtare nën përcjellje dhe sigurim sipas itinerarit të lëvizjes, me 06.07.2023, nga Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari” në drejtim të Prishtinës, Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurta kohore), dhe të disa segmenteve rrugore ku pritet të kalojë eskorta”- thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Po ashtu, në disa segmente rrugore të Prishtinës do të ketë ndërprerje të qarkullimit të automjeteve dhe riorientim të trafikut në rrugë alternative, andaj Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik.

Të njëjtat masa do të aplikohen edhe ditën e nesërme gjatë kthimit të Ramës për në Aeroportin “Adem Jashari”, nga ku do të niset për një takim me krerët e lartë të shtetit të Bosnje Hercegovinës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA