Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski në konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama, në kuadër të turit ballkanik për Procesin e Berlinit, ka deklaruar se “Open Ballkan” megjithëse jetshkurt ka dhënë rezultate të prekshme me misionin e vet.
“Sot kisha nderin të isha mikpritës i mikut tim të mirë Edi Rama, me të cilin çdoherë kemi shumë tema për bisedë që prekin të dy vendet tona, por edhe rajonin.
RMV dhe Shqipëria kanë miqësi që është model për rajonin, kanë bashkëpunime të përbashkëta në shumë fusha dhe ndajnë vlera evropiane. Rruga evropiane prej të cilës nuk heqim dorë as ne as Shqipëria është qëllim strategjik i të dyja shteteve.
Në këtë rrugë të integrimeve evropiane ne si rajon ndërmarrim hapa për evropianizimin e qeverive tona, me qëllim që të arritjen e standarteve evropiane si nga ana ligjore edhe standartit të jetesës së qytetarëve tanë. Pikërisht një hap i tillë ishte edhe Procesi i Berlinit në kuadër të të cilit vitin e shkuar vendet e Ballkanit Perëndimor nënshkruan në samit në Berlin 3 marrëveshje që kanë të bëjnë me njohjen e kualifikimit të arsimit të lartë mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, njohjen e ndërsjelltë të diplomave dhe doktorëve të mjekësisë, mjekësisë dentare, arkitektët, si dhe për lirinë e qarkullimit me letërnjoftime midis vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Në këtë samit që do të ndodhë në Tiranë, siç i thash edhe Edit dhe kolegëve të tij, Shqipëria si kryesues dhe ai si kryeministër kanë mbështetjen tonë. E gjithë kjo është mirënjohje për vendin, për rezultatet e arritura dhe rajonin në tërësi.
Procesi i Berlinit është i rëndësishëm edhe për shkak të nismave që duhet të merren, që kanë të bëjnë me digjitalizimin, infrastrukturën, mundësitë për investime dhe mobilitet shtes të qytetarëve dhe bizneseve. Por kërkohet bashkëpunim edhe në shumë fusha përfshirë arsimin, kulturën etj.
Krahas nismave politike dhe mesazheve që vijnë nga ky process, ne si rajon na duhen përfitime të shpejta dhe konkrete që do ta rrisin potencialin ekonomik të rajonit dhe do ta reduktojnë hendekun mes vendeve kandidate për në BE me ato që janë anëtare aktualisht, veçantërisht në rajonin e Evropës Juglindore.
Nevojitet dicka që qytetarët do ta ndjejnë si përfitim gjatë anëtarësimit dhe para anëtarësimit në BE, që do të mbajë idenë evropiane dhe përkushtimin ndaj këtij procesi.
Për të gjithë faktorët e të gjitha shoqërive të Ballkanit Perëndimor në fund të ditës ajo që është e rëndësishme për qytetarët është gjendja ekonomike, standarti jetësor, sundimi i ligjit dhe parimet e demokracisë në vendet ku jetojnë. Në këtë plan bashkërisht mund të lavdërohemi se e kemi bërë dhe ende e bëjmë në kuadër të nismës Ballkani i Hapur, që megjithëse jetëshkurtë dha rezultate midis tre vendeve: Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Serbisë. Këto rezultate janë të dukshme, i kemi parë të gjithë dhe janë përshëndetur si nga qytetarët edhe nga bizneset e të treja shteteve.
Në Procesin e Berlinit, ndryshe nga “Open Ballkan”, qytetarët presin edhe më tutje zhvillim, por edhe bashkëpunim më tej mes vendeve. Për mua është me rëndësi që kjo nismë tregoi se përmes bashkëpunimit të përbashkët mund të rritet shkëmbimi tregtar, dhe është komplementare i proceseve dhe të gjitha nismave që eksiztojnë. Paraprakisht mendoj për CEFTA, CEI, SECP, por duhet ta dini që në hapësirën e Evropës Juglindore ka 72 nisma për bashkëpunim. Një pjesë e tyre formale, një pjesë tjetër jo formale. Një pjesë e tyre ekonomike, por këto veçohen si kryesore për shkak të rezultateve që kanë dhënë.
Mua më vjen mirë që kemi avancuar deri këtu në kuadër të nisëm Ballkani i Hapur dhe kjo do të jetë stimulim që Procesi i Berlinit të jap rezultatet e pritshme dhe të dëshiruara”- tha Kovaçevski.
Top Channel