Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Prishtinë, në kuadër të turit ballkanik për procesin e Berlinit.

Kjo është ndalesa e dytë e kreut të qeverisë, pas takimit me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski. në Shkup.

Në pamjet e mësipërme Rama shihet teksa zbret nga avioni në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë. Sipas agjendës zyrtare, kryeministri Rama do të zhvillojë një takim bilateral me Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani rreth orës 16:00, dhe më pas me kryetarin e Kuvendit, Glauk Kunjofca, rreth orës 17:15.

Ndërkohë ende nuk ka një përgjigje zyrtare nga qeveria e Kosovës për një takim të mundshëm Rama-Kurti. Më herët kryeministri Edi Rama u shpreh shpresëplotë se me përmbushjen e “kushtit” të Albin Kurtit për nënshkrimin e 13 marrëveshjeve të lëna pezull, për shkak të anullimit të mbledhjes së përbashkët të dy qeverive, homologu i tij kosovar do ta mirëpres në takim.

Turi dy ditor i Ramës në vendet e Ballkanit Perëndimor pritet të zgjasë edhe gjatë ditës së nesërme, ku pas Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, Rama do të ndalet për një takim “kokë më kokë” edhe me krerët e vendeve si Serbia, Mal i Zi dhe Bosnje Hercegovina. Takimet i paraprijnë mbajtjes të samitit për Procesin e Berlinit në Tiranë në tetor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA