Me 64 vota pro të socialistëve dhe kundërshtimin e opozitës, në seancën e sotme plenare u vendos që projektligji për parandalimin e largimit të mjekëve, të kalojë në Kuvend me procedurë te përshpejtuar.
Pas konsultimit brenda dy javëve në komisione parlamentare në atë te edukimit dhe të ligjeve, pritet që në seancen e 20 korrikut, të fundit për këtë legjislaturë, të miratohet drafti për studentët e mjekësisë që i detyron ata të qëndrojnë në Shqipëri deri në 5 vite pas diplomimit.
Ky është kusht i detyrueshëm për studentët që regjistrohen për herë të parë në Fakultetin e Mjekësisë vitin e ri akademik, ndërsa për studentet e viteve të dyta deri në të gjashta detyrimi për të punuar është deri në 3 vite, ose mund të zgjedhin të paguajnë tarifën e studimit 13-14 herë më shumë nëse kundërshtojnë mbajtjen e diplomës pas përfundimit të shkollimit.
Top Channel