Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka folur për mediat në lidhje me ngërçin mes dy qeverive asaj të Kosovës dhe të Shqipërisë.
Konjufca arsyetoi veprimin e kryeministrit Albin Kurti për mos pritjen në takim të Ramës, ku tha se Qeveria e Kosovës ka qenë e lënduar me anulimin e njëanshëm të mbledhjes së dy qeverive.
Sipas tij problemi ka ardhur nga qeveria shqiptare me anulimin e mbledhjes së përbashkët megjithatë e la të hapur mundësinë që të ardhmen Kurti të takohet me Ramën së shpejti.
“Ne nuk kemi probleme shtetërore me Republikën e Shqipërisë. Më duket se ë shumë problem ka ardhur më shumë nga ana e Shqipërisë. Qeveria shqiptare ka pasur problem me qeverinë e Kosovës, pa asnjë arsye madhore e substanciale e anuloi mbledhjen e dy qeverive. Nuk është një acarim sa mos të takohen fare. Është natyrisht, siç është ndjerë Republika e Kosovës do të kisha përdorur shprehjen lëndim. Ne kemi qenë të lënduar. Natyrisht do të takohen së shpejti do të rregullohen së shpejti edhe nëse jo sonte.”- tha Konjufca.
Top Channel