Top Channel ka siguruar dosjen e vrasjes së Rruzhdi Hoxhës.
Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur vrasësi Fredi Rrushi ka udhëtuar drejt malit të Dajtit me viktimën, por në momentin e kthimit ka qenë vetëm.
Sipas dosjes së siguruar nga gazetarja Anila Hoxha, vrasësi është parë nga kamerat e Traut të parkut Kombëtar Dajtit në orën 01:09 drejt Dajtit, ndërsa është parë të kthehet në orën 03:28.
“Nga këqyrja e pamjeve filmike në datën 22.10.2022 rezulton se pasi kanë zbritur nga automjeti shtetasit Kledjon Isufi dhe Ajet Fejzo, automjeti me drejtues shtetasin Fredi Rrushi dhe pasagjer shtetasin Rruzhdi Hoxha ka lëvizur duke ndjekur itenerarin nga Rr.’Princ Vidi’ ora 00.29, ne drejtim te Rr. ‘Kastriotët’, rruga ‘Demokracia’, ka vijuar rrugën në drejtim të vendit të quajtur ‘Ura e Babrroit’, pasi ka dalë nga Ura e Babrroit ka lëvizur në rr. Njazi Meka, ka kaluar në Rrugën ‘Niko Avrami’ ne drejtim te vendit të quajtur ‘Kryqëzimit i Bar Gjilanit’ (kryqëzimi i rrugës Niko Avrami me Rrugën i Dibrës), ne drejtim te Komisariatit nr.4, IKV, Fresk dhe më pas automjeti është futur në rrugën e Dajtit, nga këqyrja e pamjeve filmike në aksin Tiranë – Dajt konkretisht te kamerat e një karburanti vërehet automjeti në lëvizje me drejtim Tiranë – Dajt. Në orën 01:09 me orën reale automjeti shfaqet në kamerat e sigurisë së Traut të Hyrjes në Parkun Kombëtar Dajt. Është vijuar me këqyrjen e pamjeve filmike në rrugën e kthimit ku rezulton së ne kthim me drejtim lëvizje Dajt – Tiranë në kamerat e Traut të parkut Kombëtar Dajtit automjeti shfaqet në orën reale 03:28. Është vijuar me ndjekjen dhe këqyrjen e pamjeve filmike në kthim, ku vërehet se automjeti pasi është futur në rrugën Niko Avrani, ka vazhduar lëvizjen në vijim të kësaj rruge, dhe kalimi në rrugën Njazi Meka është kryer nëpërmejt rrugës ‘Shyqyri Peza’ dhe me pas vazhduar në drejtim te urës se Babrrot dhe në Rr. Demokracia në orën lokale 03:57 min. Nga këqyrja e pamjeve filmike vërehet se automjeti në kthim ka devijuar itenerarin e lëvizjes, konkretisht në kthim kalimin nga rruga Niko Avrami në Rrugen Njazi Meka e ka kryer nëpërmjet rrugës Shqyri Peza. Nga këqyrja e pamjeve filmike, të itenearit të automjetit të drejtuar nga Fredi Rrushi rezulton se gjatë lëvizjes me drejtim Tiranë – Dajt në sendiljen e parë të pasagjerit vërehet një person, ndërsa në kthim në bazë të këqyrjes së pamjeve filmike nuk ka pasagjer në automjet”, sipas dosjes.
Gjithashtu nga hetimet është zbuluar se vrasësi ka shitur një telefon të thyer për 1000 lekë në një servis, i cili dyshohet të jetë i viktimës, pasi numri ishte regjistruar në emër të Rruzhdi Hoxhës.
“Eshte bere e mundur nepermjet kontrollit te qelizave te vendodhjes gjetja e numrit te telefonit te shtetasi Ruzhdi Hoxha, i cili eshte gjetur tek nje dyqan celularesh prane shkolles Bajram Curri. Ne deklarimin e shtetasit S.H. pronari i dyqanit te servisit te celulareve, rezulton se nje dite kohen e sakte nuk e kujton ka ardhur nje person qe njihet prej tij dhe e ka pyetur per nje telefon te thyer, pasi kane rene dakort ai e ka shitur per vleren 10 mije lek te vjetra. Kete telefon pasi e ka hapur ka gjetur karten e telefonit, te cilen me pas e ka perdorur ne dite te ndryshme per ta provuar telefonat qe rregullonte ne dyqan. Telefonin e regulluar me pas ja ka shitur nje shtetasi tjeter. Me pas ky shtetas ka vene ne dispozicion edhe telefonin celular i cili ka qene ne perdorim te shtetasit Ruzhdi Hoxha i markes Samsung A21”, sipas dosjes.
“Nga administrimi i tabulateve te shtetasit Ruzhdi Hoxha me nr. 0694001242, telefonata e fundit eshte ajo dates 21.10.2021 ora 23.42 me numrin e telefonit në perdorim te shtetasit Ajet Sinani Fejzo (ne deklarimet rezulton se Fredi Rrushi i ka kerkuar ketij shtetasi ta marre ne telefon Rushdiun pasi ky i fundit nuk ja hapte telefonin).
Nga kqyrja e pamjeve filmike te parkimit te ndodhur ne hyrje te parkut te liqenit Tirane, rezulton se shtetasi Ruzhdi Hoxha ndodhet ne keto ambjente rrreth ores 20.53 sipas ores se kamerave. Ai mban te veshur nje xhup pa menge ngjyre te eret, nje bluze e cila nga pamjet duket si ngjyre gri, dhe pantallona te ngushta ngjyre te erret”, shkruhet në dosje.
Gjykata e Tiranës ka dënuar me 15 vite burg Fredi Rrushin, i akuzuar për rrëmbimin e Rruzhdi Hoxhës në malin e Dajtit në tetor të 2021-shit.
Trupi i pajetë i biznesmenit Ruzhdi Hoxha u gjet në zonën e Qafë Mollës në Malin e Dajtit, 17 ditë pasi kishte festuar me miqtë e tij, mes të cilëve ishte edhe Fredi Rrushi. Zhdukja e biznesmenit u denoncua nga i biri, Saimir Hoxha, i cili sqaroi se për orë të tëra i ati ishte parë nën shoqërinë e vrasësit.
Top Channel