Kryeministri Albin Kurti pohoi se mbështet mbajtjen e zgjedhjeve të reja në veri, por kërkon garanci se nuk do të përsëritet më situata e 23 prillit, kur votimet u bojkotuan masivisht nga serbët lokalë.
Kryeministri Albin Kurti pohoi se mbështet mbajtjen e zgjedhjeve të reja në veri, por kërkon garanci se nuk do të përsëritet më situata e 23 prillit, kur votimet u bojkotuan masivisht nga serbët lokalë.
“Lista Serbe po rrëshqet gjithnjë e më shumë në paligjshmëri” dhe është e vështirë që ajo të bindet për të marrë pjesë në zgjedhje”, u shpreh ai.
“Ndërkombëtarët nuk kanë arritur që ta plotësojnë premtimin ndaj meje për pjesëmarrjen e Listës Serbe kur ajo ka qenë shumë më normale se qye është sot, andaj pjesëmarrja e saj në vijim është edhe më i vështirë”, tha Kurti.
Kreu i qeverisë sqaroi se i ka kërkuar Perëndimit të llogarisë “pa rezerva” dhe “pa kursim” në mundësitë e tij, që, siç tha ai, “23 prilli të mos na përsëritet në vjeshtë ose dimër”.
Zgjedhjet e reja në veri janë njëra prej detyrave që BE- e SHBA i kanë lënë Prishtinës zyrtare për ç’tensionimin e situatës në veri. Përkundër thirrjeve të vazhdueshme të BE-së dhe Shteteve të Bashkuara, Qeveria e Kosovës ende nuk ka lëvizur në drejtim të përmbushjes së tri kërkesave kryesore për ç’tensionimin e situatës në katër komunat në veri, Mitrovicë e Veriut, Leposavic, Zveçan dhe Zubin Potok, të banuara me shumicë serbe.
Përpos zgjedhjeve, Kosovës i kërkohet gjithashtu të pezullojë menjëherë operacionet policore në afërsi të ndërtesave komunale në veri dhe që katër kryetarët komunalë përkohësisht të ushtrojnë detyrat e tyre në objekte alternative Ndërsa nga Serbia pretendohet që protestuesit të tërhiqen nga ndërtesat komunale paralelisht me tërheqjen e Policisë së Kosovës.
Top Channel