Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Jorn Rohde, ka deklaruar se vendi i tij ka ulur bashkëpunimin me Kosovën në disa sektorë.

Deklaratën ambasadori gjerman e dha sot në një intervistë për mediat vendase.

“Përsëri, unë shpresoj se ne do të arrijmë një zgjidhje së shpejti dhe e dini… Po, thash gjithashtu dhe po flas në emër të vendit tim se ne fatkeqësisht kemi bashkëpunim të zvogëluar në disa sektorë, në sektorë që lidhen me sigurinë deri tani, dhe normalisht nuk ulem këtu për të diskutuar këtë, më me qejf do të kisha diskutuar mbi marrëdhëniet tona, zhvillimin ekonomik, por nëse nuk ka progres këto masa janë duke u implementuar dhe e dini dua t’i ndaloj ato ashtu si BE-ja, ato janë të kthyeshme menjëherë, por na duhen veprime nga të gjithë partnerët, veçanërisht nga Kosova për të ecur përpara dhe deri tani nuk kanë ndodhur”, theksoi Rohde.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA