Kryeministrat e Holandës dhe Luksemburgut e nisën një ditë më parë nga Beogradi vizitën në rajon që i coi sot në Prishtinë, qëllimi i së cilës është t`i bindin palët t’i kthehen tryezës së bisedimeve.

Mark Rutte dhe Xavier Bettel pohuan në kryeqytetin serb pas takimit me presidentin Aleksandar Vucic se “është e një rëndësië kyce që Serbia dhe Kosova ndërmarrin hapa drejt de-përshkallëzimit  dhe përfundimisht normalizimit të marrëdhënieve të tyre nëpërmjet dialogut të udhëhequr nga BE.”

“Kjo është vendimtare së pari dhe para së gjithash, për vetë këto dy shtete, por edhe për të gjithë rajonin dhe Europën në tërësi. Me një luftë të tërbuar midis Rusisë dhe Ukrainës në kontinentin tonë, është më e rëndësishme se kurrë që të veprojmë së bashku”- tha kryeministri i Holandës.

SHBA dhe BE po i bëjnë presion Serbisë dhe Kosovës që të ndërmarrin hapa për uljen e tensioneve. Normalizimi i marrëdhënieve është kushti kyç për të dy vendet për të ecur përpara në përpjekjet e tyre për t’u bashkuar me BE. Edhe kryeministri i Luksemburgut Bettel u bëri thirrje të dy palëve të veprojnë.

“Fjalët janë të mira, veprimet janë më të mira. Dhe ne duhet të avancojnë në këto tema, edhe  për të treguar se ekziston një vullnet për ulje tensionesh”- kryeministri i Luksemburgut, Xavier Bettel.

Vuçiç u shfaq gjatë takimit si i prirur drejt një zgjidhjeje paqësore. “Unë premtova se Serbia do të bëjë gjithçka që mundet për të ruajtur paqen dhe stabilitetin,” deklaroi ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA