Arrestohet një 38-vjeçar në Vlorë, pasi plagosi me thikë të kunatin dhe i dëmtoi automjetin ditën e djeshme. Ngjarja ndodhi në lagjen “24 Maji”, për shkak të një konflikti për motive të dobëta.

Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se shtetasi R. D., 29 vjeç, ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Ndërkohë, po në Vlorë është arrestuar edhe një tjetër shtetas pasi tentoi të vriste me thikë në lagjen “10 Korriku”, një 65-vjeçar. Blutë e Vlorës kanë organizuar punën me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit, si dhe kapjen e 36 vjeçarit me inicialet F. K..

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel