Këshilla e zakonshme për ata që vuajnë nga diabeti i tipit 2 është të ndjekin udhëzimet e përgjithshme e të ushqyerit shëndetshëm.

Edhe pse kjo mund të ndihmojë për të përmirësuar shëndetin dhe në kontrollin e sheqerit në gjak, ekziston një dietë e cila ka filluar të tregojë rezultate më të mira.

Dieta në fjalë është dieta me pak karbohidrate. Studimet e fundit kanë gjetur se kjo qasje për kontrollin e glukozës në gjak është shumë e suksesshme.

Në vend të ilaçeve njerëzit do të mund të vetë-menaxhojnë sëmundjen duke u përpjekur të reduktojnë sa më shumë sasinë e karbohidrateve.

Sidoqoftë, kjo qasje nuk është e përshtatshme për të gjithë dhe nuk duhet të bëhet pa mbështetjen e një mjeku.

AgroWeb.org ju njeh më tepër me rolin e karbohidrateve dhe disa këshilla si të ushqeheni nëse keni diabet.

Si ndikojnë karbohidratet?

Karbohidratet, janë ushqime si për shembull buka, orizi ose patatet, të cilat janë të pasura në fibra, sheqer dhe niseshte.

Këto ushqime janë të shkëlqyera për të siguruar më shumë energji, por energjia që vjen nga karbohidratet kthehet në glukozë.

Kur keni diabet trupi juaj nuk ka nevojë për më tepër glukozë.

Dieta nuk i përjashton plotësisht karbohidratet por zvogëlon sasinë e marrjes së tyre.

Gjithashtu fokusi është marrja e karbohidrateve komplekse sepse absorbohen më ngadalë nga sistemi tretës dhe nuk e rrisin glukozën aq shpejt.

Disa studime kanë sugjeruar se shkëmbimi i karbohidrateve me një kombinim të yndyrnave të mira dhe perimeve me gjethe jeshile mund të jetë i dobishëm.

Yndyrnat e mira kanë ndikim minimal në nivelet e glukozës, do t’ju mbajnë të ngopur për më gjatë dhe do të mbështesin funksionet e trupit.

Ndërsa perimet me gjethe jeshile dhe me pak karbohidrate kanë vlera të larta ushqyese.

Megjithatë, është e rëndësishme të mbani mend se yndyrat janë të larta në kalori, kështu që kontrolli i sasisë është gjithashtu i rëndësishëm.

Mbushni pjatën tuaj me arra, fara, me perimet tuaja të preferuara dhe yndyrna të mira si avokadot.

Ju ende mund të shijoni një vakt në restorant

Për shumë njerëz me diabet të tipit 2, të ngrënit jashtë mund të jetë diçka jo e lehtë.

Megjithatë, kjo nuk do të thotë që ju nuk do mund të shijoni një vakt në restorant me miqtë dhe familjen tuaj.

Jini të qartë në lidhje me zgjedhjet tuaja dhe mos kini frikë të flisni me stafin e restorantit për përshtatjen e pjatës tuaj.

Krijo pjatën tënde

Meqenëse shumë pjata në restorante shërbehen me oriz ose patate të skuqura, pyesni kamerierin nëse është e mundur t’i ndërroni ato me opsione të tjera në menu.

Mos konsumoni bukë

Sado joshëse të jetë, përpiquni të shmangni konsumin e bukës. Konsumoni diçka tjetër ndërsa prisni për vaktin tuaj.

Kontrollo paraprakisht menunë

Kontrolloni menunë në internet përpara se të dilni ose telefononi restorantin për të parë nëse do të ishin të gatshëm të bënin disa modifikime./AgroWeb.org

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA