Sanitarja e spitalit hiqet si kryetarja e shoqatës së invalidëve, mashtron qytetaren i merr 500 mijë lekë për t’i lidhur kempin. Por ende pas dy vitesh nuk është bërë asgjë.

Në Fiks Fare u ankua znj. Zyke Maksuti nga Shkodra e cila prej  dy vitesh i kishte dhënë një zonje me emrin Rexhina shumën prej 500 mijë lekësh për ta nxjerr në kemp. Zykja ishte prezantuar me mashtruesen nga një i njohur dhe Rezhina i ishte prezantuar si kryetare e Shoqatës së Invalidëve Shkodër. Ajo është operuar nga gjuri në Itali  duke vendosur një protezë  dhe mendonte se mund të ishte përfituese e kempit.

Por pas një viti që Rexhina kishte marrë lekët dhe nuk kishte bërë asgjë Zykja i kërkon t’ia rikthej lekët . Rexhina asokohe i ishte përgjigjur se do ia kthente patarë pasi nuk kishte mbaruar punë, por sot që kanë kaluar  më shumë se dy vite ende kthimi i parave nuk është bërë. Zykja iu drejtua Fiksit pasi zbuloi se Rexhina nuk ishte kryetarja e shoqatës që pretendonte , por një sanitare   në pediatrin e spitalit të Shkodrës.  Ankuesja i vuri në dispozicion edhe komunikimin që zonja kishte patur me sms me mashtruesen e cila ia shtynte takimin duke gjetur pretekste të ndryshme.

Një bashkëpunëtor i Fiksit sëbashku me ankuesen shkojnë e kërkojnë në spital Rexhinën, por nuk e gjejnë. Bashkëpunëtori i Fiksit i cili hiqet si nipi ankueses e merr në telefon. Sanitarja i përgjigjet se nuk është në punë dhe e di se për çfarë ai po e telefonon, por i thotë se do e kryej atë punë  dhe se ka patur shumë probleme. Pa e lënë të flasë fare ajo i mbyll telefonin bashkëpunëtorit  të Fiksit pa e shpjeguar apo lënë një takim konkret.

Në këto kushte Zykja i drejtohet nëndrejtorit të spitalit të cilit i shpjegon situatën. Ai i thotë se ky veprim nga ana e sanitares është vepër penale  dhe se spitali nuk përzihet me këtë situatë , por që e këshillon qytetaren që ajo ta denoncojë në prokurori për mashtrim. Nëndrejtori merr në telefon të qytetares sanitaren dhe i kërkon që të paraqitet në spital, por kjo e fundit i thotë se është jashtë Shkodrës e i mbyll telefonin.

Më pas Fiksi telefonon sanitaren Rexhina duke i kërkuar në takim për të dëgjuar dhe versionin e saj të ngjarjes, por kjo e fundit nuk i del në takim. Ajo ne bisedën telefonike i pohon gazetares se ia ka marrë lekët dhe se brenda dy javësh do ia rikthej. Pyetjes së gazetares se pse i ka marrë lekët ajo i thotë se besonte se do ia nxirrte kempin por që nuk mundi kështu që do i kthej lekët.  Por edhe pse Fiksi insiston të kuptojë se si  e me ndihmën e kujt mjeku do të nxirrte epikrizën ajo mohon gjithçka vetëm duke thënë se do i rikthejë paratë zonjës. Pyetjes se pse nuk i ka rikthyer deri më tani sërish Rexhina e anashkalon. “Për dy javë kryej punë me parat do ja kthej”, shprehet ajo.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel