Lista Serbe reagoi ndaj shpërthimit të fuqishëm që ndodhi pas mesnate në veri të Mitrovicës, në lagjen “Tre Rrokaqiejt”, duke e dënuar ashpër incidentin.
“Në emër të popullit serb, në e dënojmë këtë ngjarje që shkaktoi shqetësimin e qytetarëve tanë”, thuhet në reagimin e forcës kryesore politike të serbëve në Kosovë. Lista Serbe pretendon më tej se shpërthimi është bërë qëllimisht për të justifikuar “praninë e shtuar të forcave speciale të armatosura dhe automjeteve të blinduara në rrugët e Mitrovicës”.
“Hedhja e fishekzjarrëve apo mjeteve të ngjashme piroteknike nuk është krim në vetvete, por ajo që na shqetëson është se falsifikimi i incidenteve të tilla synon të krijojë alibi për praninë e forcave speciale të Kurtit në mjediset serbe, dhe represionin e vazhdueshëm ndaj popullit tonë, si dhe arrestime të pabaza”, theksohet në reagim.
Lista Serbe ka kërkuar nga KFOR-i dhe EULEX-i që të forcojnë praninë e tyre në veri të Kosovë, veçanërisht në veri të Mitrovicës, me pretendimin të “parandalojnë ato që vazhdoi t`i cilësonte si incidente të sajuara”.
Së fundmi, në komunat në veri të Kosovës, janë regjistruar disa sulme me bomba Molotov dhe granata dore. Incidente të tilla ka pasur dhe në Zvecan, ndërsa në 26 qershor, zyrat komunale të Mitrovicës së Veriut u sulmuan me granatë dore, duke shkaktuar dëme materiale.
Top Channel