Starton sonte në orën 21:00 në ekranin e Top Channel, Kepi i Vipave. Një reality show, i cili do të bëjë bashkë tetë personazhe VIP për të përjetuar një aventure të nxehtë verore në praninë e njëri-tjetrit.

Personazhet, të vendosur përballë kamerave do të qëndrojnë për nëntë javë së bashku për të kaluar pushimet në një resort luksoz në Turqi.

Nën drejtimin e Kiara Titos dhe autorësinë e Olsa Muhameti, Kepi i Vipave premton t’ju mbaje edhe këtë verë të gozhduar përpara ekranit me kuriozitetin se si do të sillen VIP-at në këte bashkëjetesë pa rregulla.

“Është një punë intensive e jashtëzakonshme, ju besoj e patë, janë 3 pika montazhi që po punojnë për Kepin e Vipave i cili nis sot me episodin e parë por do të vazhdojë me nëntë episode deri në fund të gushtit. Protagonistët e Kepit janë të gjithë personazhet më në zë të momentit. Të gjitha elementët e ‘Kepit të Vip-ave’ premtojnë që do të jetë shumë i suksesshëm dhe që do të mbërthejë gjithë audiencën në televizion por edhe ata të cilët janë me pushime, në Youtube.”

Autorja e “Kepit të Vip-ave” ka zbuluar edhe disa detaje nga episodi i parë që nis sonte transmetimin

“Episodi i parë çfarë nuk ka, nis që në momentin që personazhet kanë marrë ftesën, më pas darka që mblidhen të gjithë së bashku, dhe aty diskutohet, ngacmohet e provokohet për çfarë ka ndodhur këto kohë sepse një pjesë prej tyre kanë qenë në Big Brother, dhe gjithë ky hendeku i përfundimit të Big Brother dhe nisjes së Kepit të Vipave ka bërë që ata të humbasin disa thashetheme për njëri tjetrin.

E diela në ekranin e Top Channel premton të jetë e nxehtë dhe pikante me “Kepin e VIP-ave”.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA