Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak ka thënë se kanë punuar ngushtë me partnerët ndërkombëtarë për të koordinuar hapat e ardhshëm në adresimin e krizës së vazhdueshme në veri të Kosovës, por fatkeqësisht situata mbetet e brishtë.

Lajçak ka shkruar në Facebook se dy ditët e fundit ka kaluar në Bruksel, ku ekipi i tij dhe ai kanë punuar ngushtë me partnerët ndërkombëtarë për të koordinuar hapat tanë të ardhshëm në adresimin e krizës së vazhdueshme në veri të Kosovës.

“Fatkeqësisht, pavarësisht nga ekzistenca e hapave të qartë për të ulur me sukses tensionet, situata mbetet e brishtë. I gëzuar për interesimin e anëtarëve të Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian, të cilët më ftuan së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të DG-NEAR Gert Jan Koopman për një diskutim të përbashkët rreth situatës, zhvillimeve të fundit në Dialog dhe përpjekjet tona për të ulur tensionet në terren në veri të Kosovës”- ka shkruar Lajçak.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA