Detaje të reja kanë dalë nga përgjimet mes agjentit të infiltruar nga policia dhe shitësit të drogës në Elbasan.

Agjenti i identifikuar me shkronjën “K” ka komunikuar me të arrestuarin Esmirald Liçi në një prej lagjeve të Elbasanit. Ata fillimisht janë takuar dhe më pas Liçi ka shkuar në banesën e tij për të marrë drogën. Pasi agjenti ka marrë 32 gram kanabis, ai është larguar.

Disa ditë më pas ata kanë komunikuar me njëri-tjetrin, përgjime që janë pasqyruar në dosjen kriminale të siguruar nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha.

Esmirald Liçi: Dy, katër, pesë hajde ikim me lalin.

Agjenti: Gjum?

Liçi: Gjum ça do bash, deri në orën 1 kam qenë këtu. Mer najnji se hysha ship mershin çunat. Aty te cepi në fund ka polica aty?

Agjenti: Kam kshu, kam ca kohë kshu.

Liçi: Bje lalit atë qesen ta rregulloj tamam, se nuk ta falin tka rop…

45 personat e ndaluar dy ditë më parë në megaoperacionin antidrogë dalin sot para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë.

Duke qenë se të ndaluar janë 45 persona, gjysma prej tyre do të njihet sot masën me masën e sigurisë dhe pjesa tjetër nesër. Pritet që seanca gjyqësore të zgjasë deri në orët e pasdites.

Sipas policisë të përfshirë në grupin kriminal janë gjithsej 52 persona, ndërsa shtatë prej tyre janë shpallur në kërkim. Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar 1.3 kg kokainë, 860 gramë heroinë, 1.3 kg kanabis, 1 kallashnikov, 51 mln lekë dhe 15 mijë euro.

Të akuzuarit shisnin lëndë narkotike të llojit kokainë, heroinë, ekstazi, dhe kanabis në zona të ndryshme të Elbasanit dhe jashtë tij.

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Elbasan i ka kërkuar gjykatës arrest me burg për 37 prej tyre: Joni Hasnjoku, Edor Hasanllari, Andrea Gogu, Armando Buzani, Erind Hoxha, Strorado Sadushi, Emre alias Elton Puro, Shpëtim Myrta, Rezarta Isufaj, Ferdinand alias Spiro Sadushi, Ahmet Kushi, Denis Darzeza, Florenc Puro, Durim Novaku, Arsen Vishkulli, Gentjan Shabani, Florenc Demiri, Gavrosh Berati, Emiljan Dinja, Ledi Nergjoni, Erist Skilja, Gazmir Panxhi, Ilirjan Kume, Klajdi Isufaj, Igli Merko, Hekuran Gjeli, Rudolf Korumi, Mariglen Hida, Enea Hysenbelli, Leonhard Tola, Aldo Gjeli, Esmirald Lici, Oltjon Cela, Armand Lluca, Xhulio Lluca, Gentian Gjoka, Redi Nërpjetri; arrest shtëpie për Rigert Kokoneshi, Sali Isufaj,  Amarildo Sallaj, Xhuljano Gjyla, Hysni Sadushi dhe detyrim paraqitje për Romarjo Bora, Fatjon Blloshmi, Mikel Petriti.

Ndërsa personat e shpallur në kërkim janë: Enea Toĺlumi, Hysen Haziu, Eliberto Skilja, Sotir Kokoneshi, Albi Bicaku, Migel Balla, Migen Kucaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA