SHBA i përgjigjet Iranit pas rrëzimit të helikopterit, nis sulme të reja afër Ngushticës së Hormuzit. Trump: Reagimi ynë do jetë i fuqishëm 10/06 07:23
Joe Biden do të udhëtojë në Evropë në fund të javës për një udhëtim në tre vende që synon të forcojë NATO-n kundër Rusisë ndërsa lufta në Ukrainë vazhdon.
Udhëtimet e presidentit amerikan do të fillojnë në Londër fundjavën e ardhshme, ku ai do të takohet me Mbretin dhe Rishi Sunak, kryeministrin.
Shtëpia e Bardhë tha se takimet do të “forcojnë më tej marrëdhëniet e ngushta midis kombeve “.
Fokusi kryesor i zotit Biden do të jetë samiti vjetor i NATO-s, që do të mbahet këtë vit në Vilnius, Lituani, ku lufta në Ukrainë dhe anëtarësimi i propozuar i vendit në NATO pritet të dominojë.
Ai do të ndalet gjithashtu në Helsinki, Finlandë, për të përkujtuar pranimin e vendit në aleancë më parë këtë vit.
Top Channel