Një grua kontaktoi dedektiven Shkënda Lili për të zbuluar rutinën e vajzës së saj 17-vjeçarja gjatë daljeve të shpeshta dhe e vërteta që mësoi në fund e shokoi.
Zonja tregoi se vajza e saj është bërë agresive, nuk komunikon me prindërit dhe del shpesh nga shtëpia. Ajo tha se adoleshentja shoqërohet me një vajzë që i dukej e dyshimtë. “Vajzës i kemi plotësuar çdo dëshirë”, u shpreh gruaja, ndërsa shtoi se kontaktoi dedektiven pasi ajo dhe burri janë në zënë me punën në biznes.
Pasi u njohën me objektivin, grupi i hetimit nisi investigimin në terren.
Dita ditës, hetuesin kapën momente të vajzës që konsumon duhan dhe alkool, nën shoqërinë e miqve të saj, veçanërisht shoqes që përmendi dhe mamaja e saj.
Ndërsa në fundjavë, vajza i kërkoi leje të ëmës për të shkuar në ditëlindjen e shoqes. 17-vjeçarja u pa të shoqërohej me një zotëri dhe të shkonte në festë me makinën e tij.
Teka pa fotografitë, zonja zbuloi se djali me të cilin shoqërohej vajza e saj, është një burrë i martuar që jeton në lagjen pranë shtëpisë së tyre:
Mamaja e vajzës: Po ky burri këtu, ç’ka të bëjë me vajzën time? Se këtë edhe e njoh
Shkënda: E njeh këtë zotërinë?
Mamaja e vajzës:E njoh, se është edhe në lagje
Shkënda: Janë takuar para dy ditësh
Mamaja e vajzës:Nuk ka mundësi, se ky është edhe i martuar. Është edhe me fëmijë
Shkënda: Është i martuar ky zotëria
Mamaja e vajzës:Po, po, po… Unë e njoh shumë mirë
Mamaja e vajzës:Nuk ka mundësi o Shkënda, nuk ka mundësi që goca ime të jetë lidhur me këtë zotërinë
Shkënda: Fatkeqësisht me këtë ka qenë
Mamaja e vajzës:Çfarë mund të bëj unë? Çfarë mund të më ndihmoni o Shkënda? Çfarë të bëj unë e shkreta
Shkënda: Nuk di çfarë të them, e rëndësishme është që ti e more vesh…
Top Channel