360 fermerë të Librazhdit tashmë do të kenë një pikë grumbullimi për prodhimet e tyre.
Nisur nga një terren i thyer malor me zona të thella, shpesh herë banorët janë të detyruar t’i hedhin prodhimet e tyre për shkak të vështirësive për t’i nxjerrë në treg.
Me sipërfaqe 300 m katrorë, pika e grumbullimit, investim i BE do të shërbejë për grumbullimin, magazinimin, promovimin dhe tregtimin e prodhimin e tyre.
Ambasadorja e BE, u bëri thirrje fermerëve të shtojnë prodhimet e tyre, të cilat tashmë do të marketohen jo vetëm në tregun vendas, por edhe të huaj.
“Kjo pikë grumbullimi ju vjen ju në ndihmë, jo vetëm për t’I grumbulluar produktet tuaja, por për ti paketuar, magazinuar konform të gjitha kushteve dhe për ti marketer në treg, jo vetëm në tregun vendas. Është një vlerë e shtuar për ju. Kjo është gjë e mirë për ju, por edhe për të ardhmen tuaj në tregjer europiane, duke garantuar standardet e kërkuara. Po ashtu sfidë, që jam e bindur ju do t’ja dilni, do të jetë që këtë qendër ta vazhdoni ta menaxhoni edhe pas projektit, ju si fermerë dhe pushteti vendor.”– tha Ambasadore e BE, Tiranë, Christiane Hohmann
-Investimi është bërë i mundur në kuadër të projektit, jo drogë, pikë grumbullimi ku 1500 të rinj kanë marrë informacion për rriskun e përfshirjes në aktivitete të paligjshme.
Me rastin e inaugurimit të pikës së grumbullimit është organizuar edhe një panair me produktet bio të zonës. Librazhdi numëron me qindra fermerë, por edhe më shumë bletërritës, mjalti i të cilëve është i njohur për vlerat e tij.
Top Channel