Problemet e vjetra dhe të reja, kthyer në një ferr të vërtetë ndër-vite për qytetarët shqiptarë me kadastrat, detyruan kryeministrin Edi Rama me përulje të kërkonte ndjesë.

“Me gojën plot dhe kokën ulur, u kërkoj falje të gjithë shqiptarëve që janë torturuar nga Kadastra”tha Rama.

Shërimin përfundimtar të kësaj plage të pambyllur me kadastrat kreu qeverisë shqiptare e shikon tek dixhitalizimi shërbim marrjes të cilin e quajti një revolucion.

Mezi kam pritur të vijë dita të them këtë që do të them tani ditën e hënë më 3 korrik kadastra nuk është më e aksesueshme për asnjë nga ju. Askush brenda në kadastër nuk o të mundet të përgjigjet edhe sikur të dojë, asnjë nga kushërinjtë që keni futur në kadastër asnjë nga ata që gjasme ka dhënë jetën për PS-në nuk do të ketë më gjë në dorë. Nga tre korriku kadastra do të jetë digjitale. Askush nuk do të ketë mundësi të devijojë sipas dëshirës, nuk do të ketë më zgjidh t’i se kujt t’i shërbesh. Nga tre korriku punonjësi do të ketë para çfarë t’i nxjerrë kompjuteri. Askush nuk do të gjejë fillin se si do të trajtohet prona përveç makinerisë digjitale. Qytetarët të mos shkojnë më në kadastër se nuk i pret më askush. Kadastra tashmë do të jetë në dritare përmes e-Albanias, aty do të vije dokumenti me vulë elektronike i patjetërsueshëm. Sistemi do të jetë i tillë që çdo njeri i interesuar do të shohë se ku është ecuria e procesit. Që një makineri e tillë të përgjigjet duhet që të dhënat ti ketë të aksesueshme. Arkivat e mbushura me letra nuk janë më të askesueshme dhe askush nuk mund të shkojë të fusë një pronë e të heqë të dikujt tjetër. Kjo periudhë ka përfunduar.”- tha Rama.

Kryeminisri foli për pritshmëritë e tij pas dixhitalimit të kadastrave.

“Është një revolucion i rëndësishëm që na shërben të gjithëve dhe pres dorëheqje masive nga kadastra. Drejtorja e ka të qartë se punonjësit duhet të jenë bankier dhe jo banakier dhe të mos bëhet më asnjë ndërhyrje për askënd se ky na ka dhënë vota dhe ky na ka sjellë këtë, se duhen ndihmuar ky e ai. Nuk ka më”.– tha Rama.

Krahas dixhitalizimit kryeministri u angazhua edhe për një tjetër ndryshim në për ata që punojnë në kadastra.

“Rritja e pagave të kadastrës do të jetë e konsiderueshme pasi punonjësit duhet që të paguhen nga shteti dhe jo nga qytetarët dhe për këtë kemi diskutuar dhe për këtë përfitoj nga rasti që tu bëj thirrje të gjithë atyre që janë profesionistë të aplikojnë se janë të domosdoshëm, brenda kadastrës ka plot njerëz që e dinë punën dhe shpresoj që një pjesë të ngelen, kush do të iki do të jetë më shumë se i falenderuar se po shpëtojmë prej jush, kush do të qëndrojë do të vijojë me trajnimet.”– tha Rama.

Pas këtyre ndryshimeve kryeministri tregojë pritshmëritë e tija për këtë institucion.

“Kadastra duhet që të certifikohet si një institucion i standardeve evropiane sot që flasim kemi hyrë në këtë proces pasi deri dje kadastra mund të certifikohej si një makinë mishi për të grirë prona dhe ngrenë jetë njerëzish.”– tha Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA