Spahiu në “Top Story”: Alma K. ka negociuar me shumë politikanë/ Curri: Nuk ishte vetëm për një tender qensh…

29/06/2023 22:20

Videoskandali që shkatërroi karrierën e Safet Gjicin, u diskutua sonte në “Top Story”.

Sipas analistit Kreshnik Spahiu, Alma K. që shfaqet në video me ish-kryebashkiakun Safet Gjici në zyrën e tij, ka negociuar me shumë politikanë dhe qëllimisht nuk ka shkuar në Prokurori.

“Pse Alma K. ka takuar gjithë ata politikanë dhe ka negociuar me kush e di sa njerëz për regjistrim dhe nuk ka shkuar në prokurori dhe të thotë: unë jam përballë një ngacmimi seksual dhe më kërkohet një favor. Dua të aplikoj për tender, por ky njeri më kërkon favore seksuale dhe dua ta regjistroj. Pse nuk ka shkuar në prokurori që regjistrimi të bëhet sipas procedurës të kërkuar nga Prokuroria. Pra, Prokuroria të merrte miratimin në  gjykatë që Safet Gjici të regjistrohej në bisedën me Almën. Atëherë nuk do të ishte një shantazh politik, do të ishte një procedim penal ndaj Safetit. Këtu fillon i gjithë debati”.

Duke analizuar arsyet se përse Alma K. filmoi Gjicin, Arjan Curri shpreh dyshimet se Alma K. synonte një përfitim të madh monetar.

“Nuk e kishte fare qëllim të shkonte në Prokurori. Së pari, kishte për qëllim t’ia merrte atë skenë Safetit. Së dyti, atë skenë ose ta përdorte për përfitimin e saj, por që nuk mendoj se është bërë gjithë ajo gjë për një tender qensh, ose zonja ka qenë e infiltruar sikurse pretendohej. Sipas meje, kjo zonjë do ta përdorte këtë video për të arritur shantazhe të tjera, ose do ta shiste Safetin për ta rrëzuar, ose mund ta bëjë një armik politik. Ose do të përdoreshin për t’i marrë para të mëdha Safetit, sepse e dimë që është njeri i pasur”.

Bashkia e Kukësit, pasi u kthye në një bashki të fitueshme për socialiastët, nuk mund të ketë në krye të saj Safet Gjicin, kryebashkiakun që sapo u betua për mandatin e tij të dytë dha dorëheqjen pasi u shfaq në një aferë seksuale në zyrën e tij”.

Aktualisht ish-kryebashkiaku Gjici është pas hekurave nën akuzën e korrupsionit pasiv dhe shpërdorimit të detyrës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA