Qeveria ka miratuar vendimin që i jep të drejtë mjekëve konsulta mjekësore në spitalet publike pas orarit zyrtar të punës kundrejt tarifave që do të përcaktohen nga bordi i spitalit .

“Të gjitha spitalet, të cilat do ecin përpara me modelin e ri të autonomisë spitalore dhe do të kenë përfituar kartën e autonomisë menaxheriale, do të kenë mundësi që të ushtrojnë instrumenta të tillë, sikurse është instrumenti praktikës dyfishe, që i lejon mjekët të kryejnë konsulta ambulatore, jashtë regjimit të punës, jashtë sistemit të referimit, për pacientë, të cilët, nëpërmjet instrumentit të krijuar, mundet të konsultohen me mjekun që duan, jashtë kohës së punës që mjeku ka me spitalin, duke u përcaktuar kështu edhe tarifa nga bordi i spitalit”.- deklaroi Manastirliu.

Tanimë kush kërkon kujdes shëndetësor nga mjeke të preferuar në spital, pa marrë rekomandimin e mjekut të familjes  mund ta këtë kundrejt pagesës ne orët e pasdites.

Mundësia që ne i japim mjekëve, që të kryejnë konsulta ambulatore jashtë regjimit të punës, i jep mundësinë atyre edhe për të patur një mbështetje financiare shtesë, e cila nuk e tejkalon masën e 30% të pagës bruto.”

Praktika dyfishe e mjekëve do të aplikohet vetëm në spitalet  që kanë fituar autonominë spitalore që aktualisht ka vetëm spital memorial i Fierit ,por sipas Manstilriu po bëhen gati edhe tre spitale të tjera.

Tarifa që do te paguajë qytetari një pjesë do të shkojë në xhepin e mjekut që e ofron këtë shërbim në orët e pasdites ndërsa një pjesë në të ardhurat e spitalit .

Top Channel