Qindra besimtare myslimanë në Korçë mëngjesin e kësaj të mërkure u mblodhën për të falur namazin e festës së shenjtë të Kurban Bajramit.

Ceremonia ka nisur rreth orës 5:30 minuta në sheshin e xhamisë Iljaz Bej Mirahori dhe në 6:00 u fal namazi.

Pas faljes besimtarët uruan njëri-tjetrin për sa më shumë mbarësi, begati dhe shpresa në familjet e tyre. Muftiu i Korçës Ledian Çikalleshi, ka uruar të gjithë besimtarët në këtë festë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA