Katër kilogramë më pak dhe më pak yndyrë në bark me këtë frut para vaktit

28/06/2023 09:47

Ngrënia e një molle në ditë ndihmon në djegien e yndyrës së barkut dhe mund të kontribuojë në humbjen e peshës që mund të arrijë deri në katër kilogramë në vit.

Përmbajtja e fibrave të këtij fruti krijon një ndjenjë të ngopjes, kështu që ngrënia e tij para vaktit kontribuon në ngrënien e sasive më të vogla të ushqimit, si dhe shmangien e ushqimeve të tjera jo të shëndetshme.

Sipas nutricionistit të njohur Rob Hobson, mollët të ngopin tre herë më shumë se një çokollatë dhe sigurisht janë më të shëndetshme.

“Mollët përmbajnë 1,2 gr fibra diete për 100 gr fruta, gjë që na bën të ndihemi të ngopur dhe parandalon dhimbjet e urisë, veçanërisht kur hahen para vaktit”, thotë zoti Hobson.

“Pektina, fibra që gjendet tek mollët, ndihmon gjithashtu në rregullimin e baktereve në zorrë (mikrobiomën), shumëllojshmëria dhe ekuilibri i të cilave lidhet me parandalimin e shtimit të peshës dhe akumulimit të yndyrës në trup”, shton eksperti.

Ngrënia e një molle në ditë për një vit konsiderohet gjithashtu një plan premtues nga dietologia Lucy Dawson, e cila tha se “ngrënia e një molle çdo ditë para darkës mund të jetë zgjidhja për të hequr qafe kilogramët e tepërt”.

Fruta të tjera që ndikojnë në uljen e peshës janë:

Ananasi

Falë bromelinës që përmban, përmirëson tretjen dhe shëndetin e sistemit tretës. Shpesh fryrja në bark është për shkak të tretjes së dobët.

Manaferrat

Është zbuluar se ato kufizojnë ruajtjen e yndyrës në bark. Do t’i gjeni të ngrira ose të thara. Një zgjidhje shumë e mirë është t’i vendosni në smoothie dhe t’i merrni me vete në një termues.

Fiku

I përshtatshëm për funksionimin e mirë të zorrëve. Kapsllëku është i zakonshëm me ndryshimin e ambientit gjatë pushimeve, ndaj një fik, idealisht në mëngjes, do t’ju zgjidhë problemin.

Avokado

Yndyrnat e mira janë gjetur se ndihmojnë në djegien e yndyrës intra-abdominale dhe nxitin metabolizmin. Tosti me avokado e thjeshtë mund të jetë perfekt.

Banane

Kaliumi që përmban ndihmon ndjeshëm në mbajtjen e lëngjeve. Megjithatë, një informacion më i dobishëm është se bananet janë fruti i duhur për ata prej jush që vuajnë nga zorrët e irrituar dhe shpesh kanë fryrje barku.

Top Channel