Temperaturat mbi mesataren ose moti jashtëzakonisht i lagësht, vret çdo vit njerëz në të gjithë botën. Prandaj është e rëndësishme të dini se si të shmangni sëmundjet e lidhura me nxehtësinë.
AgroWeb.org në këtë artikull ju njeh rreth simptomave dhe trajtimeve, të goditjes dhe drobitjes nga nxehtësia.
Goditja nga i nxehti, që quhet edhe goditja nga dielli, është sëmundja më e rëndë e lidhur me nxehtësinë.
Kjo ndodh kur temperatura e trupit shkon deri në 39 gradë celsius ose më lart, dhe konsiderohet si një urgjencë mjekësore kërcënuese për jetën. Nëse nuk trajtohet menjëherë, goditja nga dielli mund të dëmtojë:
Lodhja nga nxehtësia është një gjendje shëndetsore më pak e rrezikshme sesa goditja nga nxehtësia. Simptomat e lodhjes nga nxehtësia dhe goditja e nxehtësisë mund të zhvillohen menjëherë ose brenda disa ditëve.
Lodhja nga i nxehti mund të çojë në:
Këto gjendje shëndetsore ndodhin tek ata që nuk mund të përshtaten mirë me temperaturat gjithnjë e më të nxehta.
Të moshuarit, njerëzit me sëmundje kronike dhe foshnjat, shpesh preken nga këto dy gjendje shëndetsore, të cilat janë të zakonshme gjatë valëve ekstreme të nxehtësisë.
Faktorë të caktuar mund t’ju bëjnë më të prirur të përjetoni lodhje ose goditje nga nxehtësia. Ato janë:
Për të parandaluar sëmundjet që lidhen me nxehtësinë, qëllimi është të mbani trupin të freskët. Këtë mund ta arrini duke:
Nëse dyshoni se keni lodhje nga nxehtësia, duhet të ndërmerrni menjëherë hapa për tu qetësuar, të tilla si:
Njohja e simptomave të sipër përmendura, mund të parandalojë që gjendja të mos përkeqësohet. Dhe nëse merrni trajtim e duhur në kohë, ju mund të shëroheni plotësisht nga sëmundjet e lidhura me nxehtësinë.
Top Channel