Pas pak protesta e opozitës/ 1300 efektivë në gatishmëri para godinës së Kryeministrisë, policia merr masa me autobotë uji Besimtarët myslimanë fierakë kanë festuar sot Kurban Bajramin.
Ndryshe nga çdo vit tjetër, këtë Kurban Bajram falja është bërë në sheshin qendror të qytetit, i mbushur nga qindra qytetarë, ndërsa krerët e myftinisë së Fierit kanë përcjellë urimet për paqe dhe harmoni mes njerëzve.
Kurban Bajrami u fal në orën 06:00 minuta. Ceremonisë së faljes i parapriu me fjalën e tij myftiu i Fierit Mikel Hazizolli, i cili përcolli mesazhin për më shumë paqe, mirësi, respekt e dashuri ndaj njeri tjetrit dhe sidomos për më tepër besim, duke e konsideruar njeriun si pasurinë më të madhe të krijuar nga Zoti.
Sipas tij kjo është festa e të gjithëve, për të kaluar më shumë kohë me familjen, fëmijët, të afërmit e fqinjët, për të përcjellë tek gjithsecili mirësitë që jep Allahu i Madhërishëm.
Top Channel